Elbasani, skuadra e dytë që siguron matematikisht “Final Four”

Futboll

Elbasani, skuadra e dytë që siguron matematikisht “Final Four”

Më: 19 prill 2026 Në ora: 11:59
Elbasani

Elbasani, skuadra e dytë që siguron matematikisht “Final Four”!

Elbasani është skuadra e dytë, pas Vllaznisë, që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” të kampionatit “Abissnet Superiore”, kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt.

Verdheblutë arritën këtë objektiv pas fitores 2-1 në ndeshjen e sotme ndaj Teutës në “Niko Dovana”, duke u ngjitur në kuotën e 59 pikëve dhe duke mbajtur vendin e dytë në renditje.

Me këtë sukses, Elbasani bëhet ekipi i dytë që siguron një vend në “Final Four”, duke vijuar garën për titullin kampion në fazën përmbyllëse të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat