Granit Xhaka me shokë të pafat në Birmingahm

Futboll

Granit Xhaka me shokë të pafat në Birmingahm

Nga: K.G. Më: 19 prill 2026 Në ora: 16:54
Sunderland

Aston Villa ndali tre pikë në luftë për katër vendet e para në Premier League në futboll.

Granit Xhaka me Sunderlandin gati bënë mrekullinë në Birmingham, por humbën në fund me rezultat 4:3 nga Aston Villa.

Vendasit ishin në epërsi me 3:1 deri në minutën e 86-të por Sunderland barazoi për dy minuta.  

Për vendasit shënuan Watkins (2' e 36'), Rogers (47'), Abraham (90+3’) dhe për Sunderlandin Rigg (9'), Hume (86’) e Isidor (87’).

Kapiteni Xhaka si zakonisht u angazhua maksimalisht por pa sukses ndaj një rivalit shumë të fortë.

Aston Villa renditet në vend të katërt me 58 pikë, ndërsa Sunderland është në të 11-tin me 46 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat