Sezoni më i mirë në karrierë

Futboll

Sezoni më i mirë në karrierë

Më: 21 prill 2026 Në ora: 11:58
Strakosha

Skuadra e AEK-ut është në rrugën e duhur për të fituar Superligën greke, pas 2 vitesh mungesë.

Tashmë në fazën “Play-Off”, verdhezinjtë e Athinës grumbullojnë 66 pikë pas 28 javësh, 5 më shumë se Olympiacios ndjekës, ndërsa kanë mbetur deri në përfundim edhe 4 javë.

Portieri i Kombëtares Thomas Strakosha, po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë, pjesë e AEK-ut. Gjatë këtij edicioni, ai e ka ruajtur portën e paprekur në 21 raste përgjatë 40 prezencave, statistika që nuk i ka arritur më parë në raport ndeshjesh.

Klubi i AEK në postimin e radhës në rrjetet sociale, ka vendosur në qendër portierin Thomas Strakosha, teksa demostrohet qartë flamuri shqiptar në dorezat e 31-vjeçarit. Detaji i tillë ka bërë bujë edhe në mediat greke. Me Kombëtaren, Strakosha regjistron 47 prezenca, titullar absolut prej vitit 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat