Ruben Amorim po rikthehet si trajner

Futboll

Ruben Amorim po rikthehet si trajner

Më: 22 prill 2026 Në ora: 12:55
Ruben Amorim

Pas shkarkimit nga Manchester Unitedit, Ruben Amorim, pritet të rikthehet si trajner.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Amorim mund të bëhet trajner i ri i skuadrës së Benfikës.

Tekniku portugez po shfaqet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Benficës, nëse Jose Mourinho largohet këtë verë.

Sipas raportimeve, Mourinho mund të përfundojë aventurën e tij në Lisbonë, me agjentin e tij Jorge Mendes që thuhet se po e këshillon një ndryshim të mundshëm drejtimi në karrierë.

Mourinho ende nuk ka pësuar humbje me Benfikën në kampionatin portugez, por povarësisht kësaj, aktulisht ka shtatë pikë më pak se Porto, vetëm katër ndeshje pa përfunduar sezoni..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat