Giroud: I zhgënjyer nga largimi i Maldinit

Futboll

Giroud: I zhgënjyer nga largimi i Maldinit

Më: 23 prill 2026 Në ora: 19:34
Oliver Giroud

Një figurë kyçe në fitoren e titullit të fundit të Milanit të udhëhequr nga Stefano Pioli, Oliver Giroud foli përsëri për kohën e tij te kuqezinjtë dhe më gjerë.

“Më mungon Milani,” pranoi francezi, tani te Lille, për MilanNews.

“Do të doja shumë ta përjetoja përsëri atmosferën në San Siro, e cila ishte ndryshe.

Një rikthim? Nuk e di çfarë do të bëj pas karrierës sime ose nëse do të qëndroj në futboll.

Por nëse Milani ka nevojë për mua, pse jo?

Ndoshta Maldini do të kthehet një ditë, isha shumë krenar për të. Kur ai u largua, u zhgënjeva shumë”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi francez..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat