Arbeloa fajëson gjyqtarët

Futboll

Arbeloa fajëson gjyqtarët

Më: 24 prill 2026 Në ora: 23:31
Alvaro Arbeloa

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka fajësuar gjyqtarët për barazimin 1:1 ndaj Betisit.

Arbeloa komentoi dy raste të cilat sipas tij është dashur të akordohej penallti për ”Los Blancos”.

“Ishte një penallti e pastër për atë prekje me dorë, dhe ishte gjithashtu një faull i pastër ndaj Mendy-t në portën e tyre. Nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla.

Problemi është se gjyqtarët duhet ta kuptojnë futbollin, dhe ndonjëherë nuk e kuptojnë atë.”, deklaroi Arbeloa pas ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat