Xavi: Bisedova 5 muaj me Leo Messin për ta rikthyer

Futboll

Xavi: Bisedova 5 muaj me Leo Messin për ta rikthyer

Më: 26 prill 2026 Në ora: 12:06
Xavi

Xavi ka zbuluar disa prapaskena nga periudha kur ishte timonieri i skuadrës së Barcelonës.

Sipas tij, ishte presidenti Laporta ai që pengoi rikthimin e legjendës Leo Messi në Camp Nou.

“Si trajner i Barcelonës, riktheva Dani Alves dhe u përpoqa të riktheja edhe Neymar, Pedro dhe Messi. Pedro dhe Neymar nuk mundën të firmoseshin për shkak të situatës ekonomike.

Sa i përket Messit, presidenti nuk e donte kthimin e tij. U përpoqëm ta rikthenim Messin në vitin 2023.

Folëm për pesë muaj dhe gjithçka ishte gati, por në fund presidenti tha jo”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat