Kaosi i arbitrazhit në Itali, deklarata e UEFA-s: Presidenti Ceferin po monitoron situatën

Futboll

Kaosi i arbitrazhit në Itali, deklarata e UEFA-s: Presidenti Ceferin po monitoron situatën

Më: 27 prill 2026 Në ora: 13:19
Presidenti Ceferin

UEFA po monitoron nga afër kaosin e arbitrazhit që ka përfshirë futbollin italian në orët e fundit, si dhe drejtimin që FIGC do të duhet të marrë në javët e ardhshme me zgjedhjen e një presidenti të ri për të zëvendësuar Gravinën.

Kjo është deklarata e sotme nga UEFA, siç raportohet nga Sky Sport:

“Mund të konfirmojmë se Presidenti i UEFA-s nuk ka pasur asnjë diskutim me përfaqësuesit ose zyrtarët e Lega Serie A.

Aktualisht po ndjekim evolucionin e situatës në lidhje me FIGC me vëmendjen më të madhe dhe nuk kemi ndërmend të publikojmë komente të mëtejshme.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat