Daliç përgatit një senzacion për Kupën e Botës

Futboll

Daliç përgatit një senzacion për Kupën e Botës

Nga: K.G. Më: 29 prill 2026 Në ora: 22:02
Daliç

Futbollisti Marco Pashaliç me sa duket do të mungojë në Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi, por Kroacisë nuk i mungojnë zgjidhje cilësore në ofensivë.

Media kroate “Sportske Novosti” raporton se senzacioni i selektorit kroat Daliç mund të jetë Adrian Segeçiq, i cili "shpërtheu" me fanellën e Portsmouthit gjatë këtij sezoni.

Një formë e tillë vjen në një moment vendimtar.

Në prag të Kupës së Botës, Kroacia ka probleme me zgjidhjet ofensive dhe mungesë shpejtësie në krahë, kështu që Segeçiq përmendet më shpesh si një lojtar që mund të marrë ftesë për listën e gjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat