Lajm i mirë për Schalken, Edin Dzeko rikthehet nga lëndimi

Futboll

Lajm i mirë për Schalken, Edin Dzeko rikthehet nga lëndimi

Më: 30 prill 2026 Në ora: 15:09
Edin Dzeko

Futbollisti boshnjak, Edin Dzeko është rikthyer nga lëndimi dhe sot ka mbajtur seancën stërvitore.

Dzeko u lëndua me Kombëtaren e Bosnja dhe Hercegovina dhe mungoi disa ndeshje.

Por, sot lojtari është stërvitur me skuadrën gjermane dhe do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Dusseldorfit që zhvillohet të shtunën.

Kujtojmë që Schalke është duke luftuar për futjen në Bundesliga dhe është shumë pranë realizimit të objektivit për këtë sezon..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat