Bayern Munih - PSG, nisin “ethet” për bileta

Futboll

Bayern Munih - PSG, nisin “ethet” për bileta

Më: 30 prill 2026 Në ora: 15:29
Pamje

Pritja për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League mes Bayern Munich dhe PSG ka ndezur tashmë entuziazmin e tifozëve.

Pas spektaklit 5-4 në ndeshjen e parë, të paktën 3.700 tifozë parizienë priten në “Allianz Arena” për sfidën vendimtare, të planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës.

Biletat e sektorit të miqve u shitën brenda pak kohe, të shtyra edhe nga emocionet e ndeshjes së parë.

Për ata që mbetën jashtë, situata është bërë e papërballueshme, çmimet në tregun e zi janë rritur ndjeshëm, duke nisur nga rreth 1.400 euro deri në 8.000 euro.

“Më vjen për të qarë. I kisha kontrolluar çmimet para ndeshjes së parë dhe ishin shumë më të përballueshme, tani është e pamundur”, – tregon një tifoz i PSG pa biletë.

Një tjetër shton: “E bleva të hënën. Do ta bëj vajtje-ardhje brenda ditës nga Parisi.

\Dhjetë orë udhëtim, por ia vlen”.

Ka edhe tifozë më të organizuar: “Shpresoj të fitojmë më në fund në Mynih, pas humbjeve të viteve të fundit”.

Ndërkohë, disa kanë nisur të kërkojnë fluturime për Budapest.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat