Milani e ka objektiv kryesor sulmuesin e Arsenalit

Futboll

Milani e ka objektiv kryesor sulmuesin e Arsenalit

Më: 1 maj 2026 Në ora: 11:23
Milani

Milani e ka objektiv kryesor sulmuesin e Arsenalit!

Gabriel Zhezus ka qenë në radarët e Milanit edhe në të kaluarën, por tani është kthyer në një objektiv për sezonin e ardhshëm.Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos së “Sky Sport Italia”, Xhianluka Di Marzio.

29-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2027 dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë.

Këtë sezon ai ka luajtur 25 ndeshje duke shënuar pesë gola dhe dhënë dy asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat