Pas pengesës së xhiros së fundit, Shkëndija kërkon sot !6.00) këndellje të menjëhershme në transfertën e Kratovës ndaj Sileksit për të mbajtur gjallë shpresat dhe për të ndjekur kreun e tabelës.
“Humbja e papritur ndaj Bashkimit e ka komplikuar garën për titullin kampion.
Skuadra ndodhet 4 pikë larg vendit të parë kur kanë mbetur edhe 4 xhiro deri në fund të sezonit.
Sileksi është një kundërshtar i fortë që mban vendin e katërt dhe po ashtu është aktiv në gjysmëfinalen e Kupës.
Mungesa:
Shkëndija në këtë duel shkon me disa mungesa. Besart Ibraimi mbetet jasht për shkak të dëmtimit (dhimbje të gjurit), ndërsa për të njejtat arsye mungon edhe Lorik Jakupi. Anes Meliqi gjithashtu ka shqetësime dhe aktivizimi i tij mbetet në pikëpyetje.
Reshat Ramadani vazhdon të mungojë për shkak të këputjes së ligamenteve, dëmtim që e ka lënë jashtë fushave deri në mbyllje të këtij sezoni.
Shkëndija ndodhet në pozitën e dytë me 67 pikë, duke pasur 4 pikë më pak se vendi i parë, çka e bën fitoren të domosdoshme.
Sileksi renditet në vendin e katërt dhe vjen pas humbjes 2:0 nga Struga në transfertë
Ashtu i Shkëndija edhe Sileksi luan në gjysmëfinale të Kupës ku barazoi 1:1 me Ohrin në ndeshjen e parë.
Në duelin e parë të kampionatit të zhvilluar në Tetovë, Shkëndija fitoi pastër me rezultatin 2:0.
Ndeshja e fundit në Kratovë përfundoi me fitoren e kuqezinjve 2:1, me golin e Zejnullait në minutat e fundit.
Skuadra kërkon të shfrytëzojë çdo gabim të mundshëm të rivalëve direktë në javët e mbetura”, thuhet nga Shkëndija.