Luka Modriç do të humbasë fazën e fundit të këtij sezoni te Milani pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në kockën e mollëzës.
Pavarësisht dëmtimit, trajneri Allegri dhe drejtuesit e klubit e konsiderojnë qëndrimin e mesfushorit si prioritet për projektin e ardhshëm teknik.
Klubi i ka ofruar kroatit një rinovim njëvjeçar me një pagë prej 4.5 milionë eurosh, e lidhur kjo me kualifikimin në Champions League.
Ndonëse ka marrë një ftesë nga Zvone Boban për t’u kthyer te Dinamo e Zagrebit, lojtari aktualisht po shqyrton vetëm rinovimin ose tërheqjen nga futbolli.
Drejtuesit kuqezi shprehen optimistë për vijimin e bashkëpunimit pas bisedave të fundit me futbollistin.