Shkupi me rekord të zi

Futboll

Shkupi me rekord të zi

Nga: K.G. Më: 1 maj 2026 Në ora: 20:15
Pamje nga ndeshja

Siç pritej, Makedonija GJP ka marrë tre pikë si mysafire në betejën për mbijetesë. 

Shkupi ka pësuar humbje me rezultat 4:0 nga Makedonija GJP, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Me këto tre pikë, ekipi i trajnerit Bobi Bozhinovski tani ka 30 pikë dhe është në pozitën e dhjetë në tabelë, duke anashkaluar Rabotniçkin i cili mbeti me 28 pikë, por edhe me një ndeshje më pak, ku nesër luan kundër Pelisterit.

Shkupi ka shënuar rekordin e zi, mbetet në fund të tabelës me një pikë, pa fitore deri me tash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat