Trajneri i Tottenhamit, Roberto De Zerbi, theksoi se lojtarët e tij do të "vdesin" në fushë për të qëndruar në Premier League.
De Zerbi, tha sot se klubi ende nuk është larguar nga Premier League dhe se ai dëshiron që zërat negativë në ekip të ndalen.
Tottenhami arriti fitoren e parë në Premier League në vitin 2026 fundjavën e kaluar, por skuadra është ende në zonën e rënies.
Skuadra londineze do ta ketë të vështirë luftën për mbijetesë, pasi dy lojtarë të rëndësishëm, Xavi Simmons dhe Dominic Solanke, u lënduan.
Trajneri i Tottenhamit iu përgjigj një gazetari të “Sky Sports” në një konferencë për shtyp.
"Të pashë në TV, por nuk është debat. Dëgjova: 'Është e pamundur (të qëndrosh në ligë)'.
Po qajmë, të gjithë thonë: 'Jemi jashtë ligës'. Nuk jemi ende atje. Duhet të vdesim në fushë, dhe për të vdekur në fushë, duhet ta humbasim ndeshjen.
Para se të humbasim, duhet të luajmë dhe duhet të luftojmë.
Jemi dy pikë pas West Ham dhe ata kanë një ndeshje të vështirë për të luajtur", tha De Zerbi.
"Nuk është momenti më i mirë për ne, është një moment i vështirë dhe i lodhshëm.
Por humbësit qajnë, humbësit mendojnë negativisht. Nuk dua që njerëzit afër meje të qajnë ose të mendojnë ndryshe nga unë", shtoi ai..