Shqiptari shënon në frymën e fundit në Australi

Futboll

Shqiptari shënon në frymën e fundit në Australi

Më: 2 maj 2026 Në ora: 11:29
Pamje nga ndeshja

Medin Memeti u kthye në hero për Melburn Siti, që po luan çerekfinalen në garën për titullin kampion në Australi.

Talenti shqiptar barazoi takimin në fund ndaj Aukland, për ta dërguar me shtesa.

Melburn e pësoi në shtesën e pjesës së parë, ndërsa në minutat e fundit po provonte me dëshpërim për të rikthyer baraspeshën.

Për t’u bërë hero i ekipit të tij mendoi Memeti, që kishte marrë vendin e Elbasan Rashanit gjatë pjesës së dytë.

Memeti shënoi në minutën e 94-të, pas një harkimi nga goditja e dënimit.

Sulmuesi 18-vjeçar është një nga lojtarët më të talentuar, ndërsa luan në qendër të sulmit dhe është pjesë e Australisë U-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat