S’i ndahet e keqja Realit, del me njoftim për Carvajal

Futboll

S’i ndahet e keqja Realit, del me njoftim për Carvajal

Më: 2 maj 2026 Në ora: 11:56
Carvajal

Real Madridi ka njoftuar lëndimin e Carvajal.

Mbrojtësi spanjoll ka thyer gishtin e këmbës dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.

Me shumë gjasë sezoni për mbrojtësin ka përfunduar.

“Lojtarit  i është diagnostikuar një frakturë e falangës distale të gishtit të pestë të këmbës së djathtë.

Rimëkëmbja e tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin e Real Madridit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat