Drita fiton me një penallti, titullin e ka në dorë

Futboll

Drita fiton me një penallti, titullin e ka në dorë

Nga: K.G. Më: 2 maj 2026 Në ora: 15:49
Drita

Drita e Gjilanit kthehet me tre pikë nga Hajvalia, tani e ka në dorë titullin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Skuadra nga Gjilani e mposhti me rezultat 1:0 Prishtinën e Re, në kuadër të javës së 32-të.

Futbollisti Besnik Krasniqi është autor i golit të fitores, duke realizuar nga penalltia në minutën e 40-të.

Drita kryeson me 63 pikë, ka 8 më shumë se e Ballkani në vend të dytë, kjo e fundit ka një ndeshje më pak. 

Prishtina e Re është në fund me 28 pikë dhe ka pak shpresa për të siguruar ekzistencën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat