Flamurtari ka triumfuar në transfertë përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të “Abissnet Superiore”.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 1-4.
Dopieta e Bolzan, goli i Diavara dhe ai i Maksutit, i dhanë fitoren vlonjatëve. Në krahun tjetër, supergoli i shënuar nga Bytyçi i Partizanit, rezultoi vetëm statistikor.
Kështu, Flamurtari ndez shpresat për mbijetesë, duke shkuar në kuotën e 35 pikëve, 3 më pak se vendi i 6-të që mbahet nga Teuta.
Në krahun tjetër, të kuqtë mbeten jashtë Final Four me 45 pikë, 3 më pak se Dinamo.