Tiranës i mjafton një gol në Durrës

Futboll

Tiranës i mjafton një gol në Durrës

Më: 2 maj 2026 Në ora: 19:27
Teuta-Tirana

Tirana ka fituar në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-4 të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi Rimal Haxhiu.

Anësori i bardhebluve e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 77-të, falë një aksioni mjaft të bukur, që u mbyll kështu me gol.

Kështu, Tirana shkon në kuotën e 38 pikëve, duke mbetur në vendin e 7-të, jashtë zonës së rrezikut. Në krahun tjetër me 38 pikë, Teuta “gozhdohet” në vendin e 6-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat