Atalanta ndalet nga Genoa

Futboll

Atalanta ndalet nga Genoa

Nga: K.G. Më: 2 maj 2026 Në ora: 23:11
Pamje nga ndeshja

Ndeshja mes Atalantës dhe Genoas përfundoi me rezultat 0:0, në një takim me pak raste të pastra dhe shumë luftë në mesfushë.

Futbollisti Berar Gjimshiti u paraqit 57 minuta për Atalantën,

Genoa ishte më i mirë në pjesën e parë. Skuadra e Daniele De Rossit krijoi disa gjysmë-raste me Vitinha, Ekhator dhe Colombo, por pa arritur konkretizimin në finalizim.

Atalanta u përgjigj me Krstoviqin dhe De Ketelaeren, por gjithçka mbeti në tentativa të izoluara dhe pa shumë rrezik real për portën.

Pjesa e parë u mbyll 0:0, një rezultat që në përgjithësi pasqyronte lojën e zhvilluar, me shumë duel dhe pak futboll të pastër.

Në pjesën e dytë, Atalanta e rriti presionin dhe u tregua më kërkuese. Giacomo Raspadori ishte shumë afër golit të fitores me një goditje nga distanca, por topi u përplas në traversë, momenti më i rëndësishëm i ndeshjes.

Trajneri Raffaele Palladino dhe Daniele De Rossi bënë ndryshime ofensive, por pa ndryshuar rrjedhën e lojës.
Genoa merr një pikë të rëndësishme.

Pas javës së 35-të në Serie A, Atalanta është në vend të shtatë me 55 pikë e Genoa në të 14-tin me 40 sosh..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat