Vetëm 1 humbje në 20 ndeshje e fundit të Superiores

Futboll

Vetëm 1 humbje në 20 ndeshje e fundit të Superiores

Më: 3 maj 2026 Në ora: 13:40
Tabela

Ndërsa na ndajnë edhe 2 javë nga mbyllja e sezonit të rregullt në Superiore, gara për mbijetesën është bërë e “ethshme”.

Statistikë e pazakontë jo vetëm në Superiore, por edhe në Evropë e më gjerë është se nga pozita e 7-të e deri në fund të tabelës, të gjitha këto ekipe kanë vetëm 1 humbje në 20 ndeshje.

Konkretisht në 5 takimet pararendëse, Tirana ka 3 fitore dhe 2 barazime, ashtu siç Vora e Flamurtarit.

Bylis i drejtuar nga trajneri Mirel Josa grumbullon 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Nëse analizojmë pjesën e lartme të tabelës, është krejtësisht e kundërta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat