Plimuth e mbylli me fitore 2-3 ndaj Northempton në “League One”.
Protagonist për përmbysjen e rezultatit pas disavantazhit të dyfishtë, ishte pikërisht Lorent Tolaj.
Ky i fundit fillimisht shënoi dhe më pas asistoi që të rikthehej baraspesha në javën e fundit të kampionatit.
Tolaj mbyll kështu një sezon të shkëlqyer me Plimuth.
Plot 18 gola të shënuar dhe tetë të tjerë të asistuar në kampionat, bëjnë që të jetë i katërti në listën e golashënuesve dhe i dyti sa i përket kontributit gol+asist.
24-vjeçari ka luajtur me moshat e Zvicrën, ndërsa gëzon të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë.
Për futbollistin e lindur në Zvicër pritet edhe ndryshimi i klubit gjatë merkatos së verës.
Për t’u theksuar janë edhe katër gola të tjerë të shënuar në “EFL Trophy”, që e bëjnë ta mbyllë sezonin me plot 22 gola. Kështu ishte edhe lojtari më produktiv i Plimuth, që nuk ia doli të ngjitet në Championship.