Rënia e Partizanit në 13 vite

Futboll

Rënia e Partizanit në 13 vite

Më: 3 maj 2026 Në ora: 14:36
Partizani

Partizani po kalon formën më të keqe në kampionat, që pas rikthimi në elitë në vitin 2013. Asnjëherë të kuqtë nuk kanë qëndruar më tepër se shtatë ndeshje pa fitore, ndërsa ky është sezoni ku mund të thyhet ky rekord negativ.

Partizani nuk fiton prej shtatë javësh në kampionat, konkretisht asnjë ndeshje në gjithë fazën e katërt. Vetëm 3 pikë të grumbulluara, që barazojnë rekordin negativ që u vendos në edicionin e kaluar.

Niste me Veselinoviç dhe mbyllej me Abilaliajn, konkretisht ecuria nga java 22 deri në javën 28. Të kuqtë regjistronin tre barazime dhe katër humbje, njësoj si tani.

Forma aktuale është edhe më negative, për shkak të golavarazhit. Të kuqtë regjistrojnë plot 16 gola të pësuar dhe shtatë të shënuar. Në anën tjetër, rreth një vit më parë ishin 11 gola të pësuar dhe katër të tjerë të shënuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat