Ndeshje të vështira për skuadrat shqiptare

Futboll

Ndeshje të vështira për skuadrat shqiptare

Nga: K.G. Më: 3 maj 2026 Në ora: 14:55
Arsimi

Sot luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut Brera luan në transfertë ndaj skuadrës shqiptare Struga Trim Lum, dhe Tikveshi pret ekipin e Arsimit e Çegranit.

Dy ndeshjet janë shumë të rëndësishme për mysafirët, ndryshe nga ekipet vendase që janë të qëndrueshme në tabelë me një pozicion të mirë.

Arsimi është në një pozicion më të mirë, ata kanë pesë pikë larg nga zona e rrezikut, kështu që me një triumf të mundshëm sot ndaj Tikveshit, janë të qetë në vazhdim të kampionatit.

Brera dëshiron të dalë nga play-aut-i.

Sot luajnë në transfertë ndaj Strugës.

Të dyja ndeshjet e sotme fillojnë në orën 16:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat