Sassuolo shtang Milanin e Jasharit 

Futboll

Sassuolo shtang Milanin e Jasharit 

Nga: K.G. Më: 3 maj 2026 Në ora: 17:09
Pamje nga ndeshja

Sassuolo ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Milanit, në takimin e javës së 35-të në Serie A në futboll.

Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, u paraqit titullar për Milanin dhe goli i parë bie me gabimin e tij. 

Portieri Arijanet Muric ishte në pankinën e Sassuolos, nuk iu dha asnjë minutë lojë.

Jashari u zëvendësua në minutën e 66-të.

Mysafirët mbeten pa një lojtar nga minuta e 24-të, Tomori u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë dhe ishte një epërsi e madhe numerike për Sassuolon.

Berardi shënoi në minutën e 5-të e Lauriente në atë të 47-tën për Sassuolon.

Milani renditet në vend të tretë me 67 pikë e Sassuolo në pozitën e 9-të me 49 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat