Amir Rrahmani do ta vazhdojë eksperiencën tek Napoli

Futboll

Amir Rrahmani do ta vazhdojë eksperiencën tek Napoli

Më: 5 maj 2026 Në ora: 14:41
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani do ta vazhdojë eksperiencën tek Napoli.

Futbollisti kosovar e ka vazhduar kontratën me klubin italian, njofton portali “tuttomercatoëeb”.

“Sa i përket mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani, situata është tashmë thuajse e mbyllur: vazhdimi i kontratës është nënshkruar prej javësh dhe pritet vetëm zyrtarizimi, me kontratë të re deri në vitin 2029.

Një shenjë e qartë e besimit të klubit ndaj një prej shtyllave të repartit defanziv”, shkruan mediumi italian.

Pra, në një të ardhme të afërt do të bëhet zyrtar vazhdimi i bashkëpunimit mes palëve në tri vjetët e ardhshëm.

Përfaqësuesi kosovar ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Napolit në sezonet e fundit, ndërsa e ka fituar dy herë titullin e kampionit të Italisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat