David Raya vulos emrin e tij në mesin e më të mirëve në Premierligë

Futboll

David Raya vulos emrin e tij në mesin e më të mirëve në Premierligë

Më: 5 maj 2026 Në ora: 17:52
David Raya

David Raya është shpallur fitues i Dorëzës së Artë të Premier League për sezonin 2025/26.

Portieri i Arsenalit ka regjistruar 17 ndeshje pa pësuar gol, në 35 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Ai ka fituar garën me rivalin e tij Gianluigi Donnarumma, i cili nuk ka mundësi të kapërcejë këtë rekord. Gardiani italian pësoi gol në ndeshjen e fundit kundër Evertonit, duke i dhënë Rayas avantazhin përfundimtar.

Ky është triumfi i tretë radhazi për portierin spanjoll, një arritje që e vendos atë në një grup të vogël portierësh elitë.

Para Rayas, vetëm Pepe Reina, Joe Hart dhe Ederson kanë fituar Dorëzën e Artë për tre sezone rradhazi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat