Simeone paraqitet me katër në sulm!
Arsenali dhe Atletiko Madrid luajnë sot në Londër aktin e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve, ku gjithçka duket e hapur pas barazimit 1-1 në sfidën e parë në Spanjë.
Anglezët shiheshin nga të gjithë si favoritë për fitoren e turneut pasi dominuan fazën në grup, por paraqitjet e fundit me luhatje kanë hedhur poshtë shumë nga këto bindje.
Aq më tepër që përballë kanë një ekspert si Simeone, i cili edhe sot ka menduar që të “frikësojë” vendasit me një rreshtim sulmues në emra, pasi ka hedhur nga minuta e parë Grizman, Xhuliano SImeone, Lukman dhe Alvarez.