Shkëndija e Tetovës kërkon sot (16..00) të vulosin biletën për në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke mbrojtur avantazhin e ndeshjes së parë në një përballje që pritet të jetë festë futbolli në tribunën e stadiumit Bashkimi në Kumanovë.
“Shkëndija udhëton drejt Kumanovës me një avantazh minimal prej një goli pas fitores 3:2 ndaj Shkëndijës së Haraçinës në takimin e parë të zhvilluar në Tetovë
Ndeshja luhet në stadiumin e Bashkimit për të mundësuar implementimin e sistemit VAR, kusht i domosdoshëm për këtë fazë të garës
Synimi i vetëm i ekipit mbetet kalimi në finale dhe rrëmbimi i trofeut të Kupës për këtë edicion. Besart Ibraimi nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për shkak të një lëndimi të pësuar. Fabrice Tamba mungon në këtë sfidë shkaku i pezullimit, pas kartonit të kuq të marrë të premten në kampionat ndaj Sileksit. Reshat Ramadani mbetet jashtë planit pasi ka mbyllur sezonin shkaku i dëmtimit të rëndë të ligamenteve.
Fitorja 3:2 në Tetovë i jep Shkëndijës sonë komoditetin e dy rezultateve në favor për të siguruar kualifikimin tutje.
Shkëndija e Haraçinës po kalon një sezon historik, duke luftuar paralelisht për inkuadrim në elitën e futbollit vendor.
Përtej rivalitetit 90-minutësh në fushë, pritet një miqësi e madhe mes tifozërive dhe klubeve, duke konfirmuar raportet e shkëlqyera mes dy Shkëndijave.
Pas barazimit në Kratovë, vëmendja e plotë e kuqezinjve është zhvendosur te Kupa për të siguruar finalen përpara rikthimit të fokusit te titulli.
Ky takim i jep mundësi Kumanovës të shohë futboll ndërmjet dy Shkëndijave, duke ditur se Bashkimi shkaku i pezullimit luan jashtë qytetit të vet”, tha nga skuadra tetovare.