Momente tensioni u regjistruan në përfundimin e ndeshjes Flamurtari-Teuta e cila u mbyll në barazim 1:1.
Me këtë rezultat, vlonjatët ranë matematikisht në Kategorinë e Parë, ndërkohë që një lumë akuzash shkuan në drejtim të arbitrave me kryesor Eldorian Hamiti.
Për shkak të situatës së tensionuar, gjyqtarët u detyruan të largoheshin nga stadiumi me furgonin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Teksa edhe në momentin e largimit të tyre nën praninë e efektivëve, nuk munguan sharjet dhe mallkimet në drejtim të gjyqtarëve.