Drejtori i Bayernit çuditet

Futboll

Drejtori i Bayernit çuditet

Më: 7 maj 2026 Në ora: 19:37
Bayerni

Drejtori ekzekutiv i Bajernit, Jan Kristian Drezen nuk i kurseu kritikat e tij për gjyqtarin e gjysmëfinales së dytë kundër PSG-së.

Fabricio Romano citon se ai ka shprehur hapur habinë se si një gjyqtari me 15 ndeshje në Ligën e Kampionëve i besohet një përballje këtij niveli.

Vlen të theksohet fakti se vendimet e arbitrit portugez vendosën fatin e takimit

“Është e habitshme, për të mos thënë më shumë, që një gjyqtar me vetëm 15 paraqitje në Ligën e Kampionëve lejohet të gjykojë një ndeshje të tillë.

Kjo mund të shpjegojë disa nga vendimet që ai bëri dje…”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat