Rayo Vallecano e Madridit është kualifikuar në finalen e madhe të Conference League në futboll.
Futbollisti shqiptar Ivan Balliuu me Vallecanon fituan edhe në konak të Strasbourg-ut, me rezultat 1:0, duke u kualifikuar në finale.
Po ashtu, edhe sfida e parë kishte përfunduar me rezultat identik në favor të skuadrës spanjolle.
Futbollisti Alemao shënoi në minutën e 42-të.
Në minutën e 90+4, Enciso dështoi nga penalltia, goditjen ne tij e priti portieri i Vallecanos, Batalla.
Ivan Balliu u aktivizua në minutën e 78-të, duke shijuar 12 minutat e fundit e në anën tjetër iu gëzua kualifikimit të madh, ku në finale ndeshen me Crystal Palacen.