Skuadra gjermane Freiburg është në finalen e madhe të Europa League në futboll.
Freiburg ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Bragës nga Portugalia në ndeshjen e kthimit, duke e përmbysur humbjen e ndeshjes së parë me 2:1.
Skuadra portugeze mbeti me një futbollist më pak nga minuta e 6-të, Dorgeles u përjashtua direkt me karton të kuq.
Për vendasit realizuan Kubler në minutën e 19-të e 72-të e Manzambi në atë të 41-tën dhe për Bragën Victor (79’).
Braga eliminohet nga Europa League.
Në finale do të përballen Aston Villa – Freiburg