Vllaznia B mposht Albpetroli

Futboll

Vllaznia B mposht Albpetroli

Më: 8 maj 2026 Në ora: 18:10
Vllaznia B

Vllaznia B ka mposhtur 4-2 Albpetrolin në finalen e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” dhe është shpallur skuadra kampione e Kategorisë së Tretë.

Ndeshja u zhbllokua me golin e Enez Papajt nga penalltia.

Në pjesën e dytë u rezervuan edhe tre gola për ekipin e Brikeno Bizit.

Fillimisht Irdi Zekaj, më pas Aleks Naza dhe Klajti Halili. Tek Albetroli u shënuan dy gola falë penalltive.

Autorë ishin Gëzim Hyska dhe Salvador Gjoni.

Si Vllaznia B dhe Albpetroli do të luajnë në Kategorinë e Dytë edicionin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat