Mes kërcënimesh e sharjesh, Hamitin e shpëtoi FNSH-ja

Futboll

Mes kërcënimesh e sharjesh, Hamitin e shpëtoi FNSH-ja

Më: 8 maj 2026 Në ora: 18:19
Eldorian Hamitin

Arbitri Elodrian Himiti, ka marrë trajtën e “non-grata”-s në Vlorë nga tifozët e Flamurtarit.

Në ndeshjen kundër Teutës (1:1), pikërisht arbitri në fjalë u kthye në “mollë sherri”, pas vendimit polemizues për penallti.

Stafi dhe e gjithë pankina e Flamurtarit u ngritën në protestë, gati sa nuk “pushtuan” fushën, ndërsa u pretendua për kontakt në minutat e fundit të sfidës.

Barazimi në fjalë, ndikoi edhe në fatet e skuadrës kuqezi, rënia nga Superiorja, pasi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Pas ndeshjes, arbitri Hamiti është shoqëruar nga FNSH-ja, mes kërcënimesh dhe sharjesh nga tifozët vlonjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat