Debati për Bayernin ndizet pas eliminimit nga PSG-ja

Futboll

Debati për Bayernin ndizet pas eliminimit nga PSG-ja

Më: 9 maj 2026 Në ora: 14:44
Kompany

Eliminimi i Bajernit nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve ka nxitur debatin nëse skuadra duhet të ndryshoj stilin e saj sulmues në të ardhmen.

Trajneri Kompani argumenton me qetësi kundër kësaj ideje. Konferenca javore për shtyp u përqendrua më shumë te e kaluara sesa te e ardhmja.

Tema kryesore: eliminimi kundër PSG.“Është normale që lojtarët të jenë të zhgënjyer. Duhet shumë energji vetëm për të arritur deri këtu,” tha trajneri Vinsent Kompani, i cili megjithatë u fokusua te e ardhmja në përgjigjet e tij:

“Nga nesër për mua gjithçka ka të bëj me të ardhmen. Roli im është të jap shembull dhe të tregoj si duhet të reagojmë. Motivimi për atë që na pret është më i madh se gjithçka tjetër.” Megjithatë, belgu u përball edhe me argumentin se për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve nevojitet një stil më i përshtatur dhe disi më defensiv.

Kundërpërgjigjja e tij ishte: “Ne në Belgjikë jemi po aq pragmatikë sa edhe në Gjermani. Kemi një diferencë rekord golash prej +81. Për mua gjithçka ka të bëj me mos të humburit, dhe kjo është ajo që na bën të fortë.

”Me fjalë të tjera, Kompani dhe skuadra e tij do t’i qëndrojnë besnikë stilit të tyre, edhe pse trajneri pranoi se disa detaje duhet të përmirësohen. “Ajo që duam të përmirësojmë nuk duhet të na kushtoj atë që na bën të fortë.”

Trajneri beson se filozofia sulmuese e Bajernit është arsyeja kryesore pse skuadra ka qenë kaq dominuese gjatë gjithë sezonit. Sipas tij, në aspektin racional, skuadra është në rrugën e duhur. “Të fitosh edhe më shumë është e vështirë, sepse ne kemi fituar tashmë shumë.”

Finalja e Kupës së Gjermanisë kundër Shtutgartit më 23 maj mbetet ende objektivi i madh i sezonit, që do t’i siguronte skuadrës dopietën. Kompani zbuloi se për këtë arsye do të aktivizoj formacionin më të fortë të mundshëm në ndeshjen e fundit kundër Këlnit.

“Qëllimi im për atë ndeshje është të ruajmë ritmin për shkak të finales së kupës,” shpjegoi ai. A vlen kjo edhe për javën parafundit, në ndeshjen kundër Volfsburgut të shtunën në mbrëmje?

Kompani e la të hapur këtë çështje, duke thënë se do të vendos në bazë të freskisë së lojtarëve. “Luajtëm shumë vonë të mërkurën, me intensitet të madh, dhe nuk kemi pasur shumë kohë për rikuperim.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat