Chelsea frenon serinë e humbjeve

Futboll

Chelsea frenon serinë e humbjeve

Nga: K.G. Më: 9 maj 2026 Në ora: 15:26
Pamje nga ndeshja

Chelsea kthehet me një pikë nga stadiumi “Anfield” duke e ndaluar serinë e humbjeve.

Pas 6 humbjeve rresht, Chelsea gjen barazimin më në fund, duke luajtur baras me rezultat 1:1 me Liverpoolin, në takimin e javës së 36-të të Premier League në futboll.

Gravenberch shënoi në minutën e 6-të për Liverpoolin dhe Fernandez në minutën e 35-të për Chelsean.

Liverpooli renditet në vend të katërt me 59 pikë e Chelsea në të 9-tin me 49 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat