Gruda 80 minuta, Leipzig siguron Champion Leaguen

Futboll

Gruda 80 minuta, Leipzig siguron Champion Leaguen

Nga: K.G. Më: 9 maj 2026 Në ora: 17:21
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Leipzig-ut ndal tre pikë para tifozëve, duke e mposhtur me rezultat 2:1 St. Paulin, në takimin e parafundit përkatësisht të javës së 33-të të Bundesliga I.

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, u paraqit titullar për Leipzig-un dhe në fitoren e madhe.

Schlager (45') e Orban (55') – shënuan për fitore.

Gruda u zëvendësua në minutën e 80-të.

Ceesay shënoi në minutën e 87-tw për udhëtuesit.

Lepizig renditet në vend të tretë me 65 pikë dhe siguron biletën për Champion League në edicionin 2026-2027.
St. Pauli është në vend të 17-të me 26 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat