FSHF në telashe të mëdha pas rënies të Kukësit

Futboll

FSHF në telashe të mëdha pas rënies të Kukësit

Më: 9 maj 2026 Në ora: 20:29
FSHF

Kukësi ra sot zyrtarisht në Kategorinë e Dytë. Verilindorët u mposhtën nga Bylisi B në finalen e “play out”, përmes penalltive në fund.

FSHF ndërkohë është përpara situatës së paprecedentë, nëse po ashtu nesër ekipi A i Bylisit bie nga Abissnet Superiore në Kategorinë e Parë.

Ekipi i Kukësit me meritë sportive ka rënë në Kategorinë e Dytë, ndërsa do të ishte për t’u vendosur se cila skuadër do e zëvendësonte.

Fakt është se finalet e “play out” janë mbyllur. Bylisi B dhe Sopoti siguruan ngjitjet, duke ardhur nga Kategoria e Dytë. Luftëtari dhe Kukësi ndërkohë do të jenë pjesë e së Dytës në edicionin e ardhshëm.

Rregullorja e FSHF për Kategorinë e Parë, nuk e përcakton se cili ekip përfiton. Çfarë dihet është se nëse ekipi i parë i Bylisit bie në Kategorinë e Parë, ekipi B i Bylisit duhet të rikthehet në Kategorinë e Dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat