Kjo është nota e mediumit britanik për Granit Xhakën

Futboll

Kjo është nota e mediumit britanik për Granit Xhakën

Nga: K.Goca Më: 9 maj 2026 Në ora: 23:27
Granit Xhaka

Përballja mes Sunderlandit dhe Manchester Utd përfundoi ashtu si nisi, pa gola 0:0, në kuadër të javës së 36-të të Premier League.

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës në përballjen ndaj gjigantit anglez.

Mediumi britanik ‘Daily Mail’ e ka vlerësuar Xhakën ndër lojtarët më të mirë të kësaj sfide.

Mesfushori shqiptar u vlerësua me notën 7 për paraqitjen e tij.

Futbollisti i Sunderlandit, Enzo Le Fee, mori notën më të lartë në takim, 7.5.

Nota e lojtarëve

Sunderland: Roefs 6; Mukiele 6.5, Geertruida 6, Alderete 7, Reinildo 6.5; Xhaka 7, Sadiki 7; Hume 6 (Mayenda 90’), Le Fee 7.5, Talbi 6 (Angulo 79’, 6); Brobbey 7
Manchester Utd: Lammens 7; Mazraoui 6, Maguire 6.5, Martinez 5.5, Shaw 6; Mainoo 6, Mount 5; Diallo 5 (Mbeumo 75’, 6), Fernandes 5.5, Cunha 5; Zirkzee 4 (Dorgu 65’, 6)'.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat