Tensione dhe dhunë, Sparta largohet nga stadiumi 

Futboll

Tensione dhe dhunë, Sparta largohet nga stadiumi 

Më: 9 maj 2026 Në ora: 23:36
Pamje

Ndeshja derbi e Pragës mes Slavia dhe Sparta u ndërpre dhe më pas u abandonua në minutat shtesë, pasi qindra tifozë vendas hynë në fushë në stadiumin “Eden”.

Në momentin e incidentit, Slavia po fitonte 3:2 dhe ishte shumë pranë shpalljes kampione.

Situata u tensionua kur disa tifozë u përleshën me lojtarët e Spartës, ndërsa portieri Jakub Surovcik u largua nga fusha me dhimbje.

Për arsye sigurie, Sparta refuzoi ta vazhdonte ndeshjen dhe u largua nga stadiumi.

Zyrtarët e ndeshjes, policia dhe sigurimi vendosën ndërprerjen përfundimtare të takimit, ndërsa tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi zyrtar për ndeshjen dhe titullin kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat