Barça një fitore larg titullit, kjo është lista e tyre për “El Clasico”

Futboll

Barça një fitore larg titullit, kjo është lista e tyre për “El Clasico”

Më: 10 maj 2026 Në ora: 13:39
Lista

Sonte zhvillohet një nga derbitë më të mëdha të futbollit botëror.

Dy rivalët, Barcelona dhe Real Madridi vihen përballë njëra-tjetrës në një ndeshje që premton dramë dhe spektakël.

Një fitore e Barçës ia siguron matematikisht titullin, i cili do të jetë i 29-ti për ta.

Barça, publikoi listën për “El Clasico”, me mungesën e madhe që do të jetë ajo e Lamine Yamal i cili është i lënduar.

Kujtojmë se ndeshja luhet në “Camp Nou”, me fillim në ora 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat