Lojtari shqiptar drejt Serisë A

Futboll

Lojtari shqiptar drejt Serisë A

Më: 10 maj 2026 Në ora: 14:40
Pamje

Lojtari shqiptar drejt Serisë A, Bolonja e piketon për krahun e majtë të mbrojtjes!

Bolonja po kërkon një pasues të Likojanisit.

Klubi italian ka gjetur alternativën e duhur në kampionatin polak.

Sipas “Resto del Carlino”, Bolonja ka kërkuar informacione për Dion Gallapenin.

Klubi italian e sheh talentin nga Kosova si lojtarin e duhur për krahun e majtë të mbrojtjes.

Gallapeni po kalon një periudhë mjaft të mirë në radhët e Visla Plokut, si dhe ka dëshmuar veten e tij edhe me fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat