Partizani pa trajner befason me titullarët

Futboll

Partizani pa trajner befason me titullarët

Më: 10 maj 2026 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Partizani dhe Dinamo do të masin forcat sot te stadiumi “Arena e Demave”. Derbi do të nisë në orën 16:00, ndërsa i gjen të kuqtë të pamotivuar.

Partizani qëndron pa trajner, që pas derbit me Tiranën ku erdhi largimi i Oltijon Kërnajës.

Kryeqytetasit kanë mbetur pa Final Four dhe Europë, duke bërë që ndeshja e sotme të jetë si miqësore.

Dinamo e Ilir Dajës në anën tjetër synon të marrë 3 pikë të tjerë, duke shpresuar që të mbetet në garë për titullin kampion. 

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Zadeja; Janjeva, Jata, Keko, Kola, Kote, Malaj, Buxhelaj, Shabani, Sarjo, Bunkhoev

Trajner: Realf Zhivanaj

DINAMO: Kiri; Ismaili, Gudiabi, Vila, Berisha, Ferruku, Meksi, Beqja, Koma, Xhejms, Loran

Trajner: Ilir Daja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat