Elbasani pret Tiranënn në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa episode të dhunshme janë regjistruar para fillimit të sfidës.
Ky takim vlen për javën e fundit të Abissnet Superiore, ndërsa rrezikohet fillimi i ndeshjes.
Gazetari Fatmir Popja ka raportuar trazirat para fillimit të ndeshjes.
Sipas informacioneve paraprake, një grup tifozësh nga kryeqyteti janë përfshirë në akte dhune dhe përplasje pranë ambienteve të stadiumit, duke krijuar momente paniku dhe tensioni mes tifozërive.
Në zonë kanë ndërhyrë forca të shumta policie për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e incidenteve.