Pjesëmarrja e konfirmuar, por me garanci të detyrueshme

Futboll

Pjesëmarrja e konfirmuar, por me garanci të detyrueshme

Më: 10 maj 2026 Në ora: 16:49
Irani

Federata e Futbollit të Iranit ka konfirmuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, por ka vendosur një sërë kushtesh ndaj vendeve organizatore si Shtetet e Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të publikuar nga media shtetërore iraniane. Federata thekson se kombëtarja iraniane do të marrë pjesë në turne vetëm nëse respektohen plotësisht disa kërkesa që ajo i konsideron thelbësore për sigurinë dhe identitetin e saj.

Ndër to përfshihet lëshimi i vizave për të gjithë lojtarët dhe stafin teknik, përfshirë edhe ata që kanë lidhje me institucionet ushtarake të vendit.

Gjithashtu, kërkohet garantimi i nivelit të lartë të sigurisë në aeroporte, hotele dhe gjatë udhëtimeve drejt stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet.

Një tjetër pikë e rëndësishme është respektimi i simboleve kombëtare: lejohet vetëm flamuri iranian dhe kërkohet që himni kombëtar të luhet para çdo ndeshjeje.

Sipas mediat, Irani do t’i zhvillonte ndeshjet e grupit kryesisht në Shtetet e Bashkuara, gjë që ka shtuar edhe më shumë ndjeshmërinë politike rreth pjesëmarrjes së tij në turne.

Marrëdhëniet e tensionuara mes Teheranit dhe disa prej vendeve organizatore, sidomos SHBA-së dhe Kanadasë, kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për garanci shtesë.

Megjithatë, FIFA më herët ka tentuar të ulë tensionet rreth pjesëmarrjes së Iranit, duke siguruar se turneu do të zhvillohet normalisht dhe të gjitha kombëtaret e kualifikuara do të marrin pjesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat