Vora fiton lehtësisht festivalin e golave,

Futboll

Vora fiton lehtësisht festivalin e golave,

Më: 10 maj 2026 Në ora: 19:37
Vora

Vora fiton lehtësisht festivalin e golave,!

Vora ka siguruar mbijetesën në Superiore duke fituar me shifrat 5-2 përballë Bylisit në ndeshjen e fundit në kampionat.

Duhej të ishte një përballje rivalësh për mbijetesën, por u kthye në një ndeshje stërvitore edhe për faktin se ballshiotët ishin paraqitur me shumë të rinj apo zgjedhje të dyta.

Si rrjedhojë, skuadra e Bylisit rezistoi vetëm një orë, për t’u dorëzuar pastaj plotësisht përballë vendasve të cilët shënonin me lehtësi, duke mbyllur takimin me suksesin 5-2 që u siguron mbijetesën dhe dënin ballshiotët me kthimin në Kategorinë e Parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat