Cesc Fabregas gjatë një interviste është pyetur rreth Real Madridit dhe mundësië për të qenë në stolin e klubit spanjoll.
Trajneri i Como-s, ka luajtur te Barcelona për një kohë të gjatë dhe ky fakt mund ta ndalojë ish-lojtarin të bëhet trajner i Real Madridit.
Megjithatë, Fabregasin nuk e pengon kjo gjë.
“Nuk i kam vendosur pengesa Real Madridit.
Ajo që mua më pengon është vetëm të bëhet asistent trajner, sepse gjithmonë kam dashur të isha trajneri kryesor”, u shpreh Fabregas
Kujtojmë se Real Madridi është në kërkim të një trajner të ri – dhe tashmë është shumë pranë marrëveshjes me Jose Mourinhon.